Tuesday, March 11, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -FJALA E PLAKUT

Murtez Asllani -FJALA E PLAKUT

Gati në çdo shtëpi
nga një plak qëllon,
por këshillat e tij
rrallëkush i dëgjon.

Shumë prej tyre
plakun s’e respektojnë,
veç kur bien në hundëlesh
atëherë e kujtojnë.

Rri ti pranë oxhakut
se tash nuk ke punë,
mbuloju dhe qëndo
i veshur me gunë.

Plaku nis mendohet
e rrok sekëlldia,
çka u bë kështu
me djemtë e rejat e mia?!

Ti i flet mbarë
ata nuk dëgjojnë,
çdo ditë e më shumë
veç të këqija pësojnë.

Dikur fjala e plakut
rridhte sikur gurra,
pareshtur e respektonin
gra edhe burra.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT