Sunday, March 16, 2025
BallinaVitrina e libritUrtësiNexhat Ajdini-BETIMET

Nexhat Ajdini-BETIMET

Nëpër të gjitha fshatrat e trevës së Opojës, është zakon që njeriu të betohet në diçka kur dëshiron ta bind tjetrin në saktësinë e fjalës, në sinqeritetin e mendimit, në precizitetin e punës, për realitetin e ndodhive etj.
Betimi bëhet kur njeriu betohet në diçka të shenjt, të shtrenjtë, të dashur, të vlefshme etj.
Në këtë libër po i shkruaj disa betime ose bé të zakonshme të njerëzve të kësaj treve të cilat përdoren edhe në ditët e sotme.
Betimi në shpirt të babës, nënës, vëllaut, fëmijës është valid vetëm nëse ata në shpirtin e të cilëve bëhet betimi kanë vdekur.
BETIMET
Buka ment m`i qitt!
Dera m`u m’shelt me ferra!
Dilli m’porvloft!
Duort m`u thafshin!
Pasha rizān e Zotit!
Hajrin mos ja pafsha qeti djali!
I vê to dy duort n’zjarm!
Ja hônksha krevin e djalit!
Kocat e nônôs kur t’ja ha!
Kocat e rametlīs kur t’ja ha.
Kryet e carrojve kur t’ja ha!
M’djekt zjarrmi i xhehnemit!
M’plaqin synt!
M’vraft Zoti!
Ma marrt Zoti ftyrôn si to t’rrej!
M`i çorroft synt buka!
N’tok hifsha sônte!
N’tok carrokot!
N’tok djalin e shtifsha!
N’tok kot bim!
N’tok nônôn!
N’tok ty, jo!
Nese kôm fol m`u thaft goja!
Pasha ato xhi m’ka fal shpirtin!
Pasha din e iman, ashtu ôsht!
Pasha Zotin xhi m’ka fal!
Pasha Zotin!
Por Allahin!
Por bes jo!
Por syt’ e ballit qashtu ôsht puna!
Zoti ment mi çitt!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT