Buzëqesh o njeri i mirë
ta veshë në gazë dikë rreth teje
buzëqeshje, e bardhë e dëlire
shëmbëllen si dritë rrufeje
Buzëqesh, për gjëra të ëmbla
për” butësi e për urti
mos u merr “zënka e dëngla
veç një jetë, e tjera s’ki
Buzëqesh kur e zgjatë dorën
e një tjetër, e ndihmon
kush ka lëmosh, “për skamnorin
vetë natyra e BEKON
Mos e prit, se çfarë thotë tjetri
beje ti, me pa përtesë
veç një gaze te ngelë pranë veti
kur e benë dikën me shpresë