Dashuria nuk njeh moshë
Në çdo moment mund ta kërkosh.
Papritur bëhesh rob i saj
Dhe për këtë askush s’ka faj.
S’pyet ndjenja për arsye
Vjen momenti dhe ngre krye.
Dashuria lulëzon
Shkon atje ku zemra don.
Shpirti dehet nga marrëzia
Nuk njeh moshë dashuria.
Se je plak a je i ri
Zemra digjet për dashni.
Fjalët humbasin kuptimin
Shenjat fillojnë e tregojnë veprimin.
Dashuria nuk njeh moshë
Mjafton vetëm ta provosh..!