Gruaja ende ka lulet në pëllëmbët e veta..!
Ajo mund të ringjall kopshtet e ëndrrave;
Nëpër mjegullën e mendimeve të qeta..
Edhe ti varros çdo fjalë komprometuese…
Ajo ende i ka sythat e reja të shikimit.
Në degën e ashpër të durimit…
Ku mban ylberin mbi supe e veta të zhveshura.
Ajoi i sfidoni edhe jehonat e hidhura…!
Gruaja ende ka një shikim të pastër…
Nëpër barin e gjallë të ndjenjës…
Edhe atherë kur të vjedh një iluzion..
E lanë pluhurin e djegur të mashtrimit.
Ti gruau ende ke një forc te hekurt..
Në faqen e butë të mendimit,
Që mban të pashuar zjarrin e ëndrrës..
Në vatrën e madhe të dashurisë…
Ti ende ke një spërkatje e jetës,
Ku shkel mbi baltën e shenjtë..
Edhe e thyen përfundimin e akullit..
Nën tabanin e betimit….!
Ti grua ende keni lëngjet e gjalla !
Nëpër venat e pritjes…
E që ti pulson me shirat e vona.
Mbi tempujt e koprracëve të kohës!
Ne ende kemi një grua të fortë-hekurtur.
Në pëllëmbën e zemrës të habitur,
Që të hap shtigjet në kohë të ngushtë.
Ku sfidon në minutën shumë të njollosur !