Diçka më mungon, kur nuk je ti,
Diçka, që nuk arrij ta konceptoj,
Si ditët me diell dhe ditët me shi,
Duken të trishta, të gjitha njëlloj.
S’janë të shkurtra, por as të gjata,
Pa njësi kohe, që mund të maten,
Ditët ngatërrohen, hyjnë tek nata,
Herë zvoglohen e pastaj zgjaten.
Këto trille të kohës s’po i kuptoj,
Një mungesë, që po më tronditë,
Hapë krahët, që dikë të përqafoj,
Më dridhet toka, sikur s’ka orbitë.
Mungesë në kohë e në hapësirë,
Asgjë s’lëviz, gjithçka në anomali,
Edhe akrepat e orës kanë ngrirë,
Sa ditët dhe muajt, m’duken në zi.
Absurden, që shfaqet se konceptoj,
Në këtë kohë absurde e tronditëse,
Më mungon pak shikim, që të shikoj,
Fytyrën tënde tmerrsisht mahnitëse.
Ah, pa ty as lëvizje s’mund të ketë,
Më mjafton mua, ai vështrim që njoh,
Një vështrim që t’ndryshoj këtë jetë,
Aq reale, aq absurde është kjo kohë.