Një ditë do takohemi përsëri
Se toka rrotullohet, ta dish…
Do bien gjethet lart, mbi çati
Unë do të pres, edhe po mos vish !
Mbi libra gjumi do më ketë zënë,
Nëse vjen ec ngadal, mos më zgjo !
Mbuluar jan me pluhur kujtimet që ke lënë
Mos e hap ditarin, ti jetën tënde vazhdo…
Nëse do kthehesh një kohë të vonë,
Brazda të thella mbi ballë, vizatuar
Do të ofroj çaj nga limoni, bahçes tonë,
Ne të dy zbardhur, si mal me borë mbuluar!
Do dalim parkut përdore, të dy zënë
Në hapa të vegjël, se nuk të ndjek dot
Mos fillo të thuash prapë, çfarë më ke thënë…
As ti mos prit nga unë, të derdhë lotë !
Një ditë do takohemi përsëri,
Se bota rrotullohet, mirë ta dish !
Unë do të pres, dhe sikur të jetë shi.
Ndoshta nga malli, do puthemi sërish