Ajha – saj me të cilën rrëshqasin fëmijët, nga ahajë, që d.m.th prej drurit të ahut(ndërtim gjuhësor me metatezë)
Akraba (turq)– kushëri
Akshami (turq)– muzgu i mbrëmjes
Astall (sllav)– tryeza
Avit (sllav)– afroj
Balosh – njeriu me fytyrë të përlyer
Begenis (turq)– zgjedh sipas shijes
Belbak – njeriu që belbëzon
Birinxhi (turq) – i pari, shumë mirë
Buzëpite – njeriu me buzë të holla
Buzëviç – njeriu me buzë të trasha
Bylyk (turq) – mosha e afërt për martesë
Çumrak – njeriu që ka shumë flok përpara
Cung – nyje peni
Dhjefq – fëmija që dhihet
Dilinxhi (turq)– njeri i pa fytyrë
Dori – kali me qime të kuqe
Evlad (turq)– fëmijë
Flokkaçerr – njeri me flokë krrela-krrela
Ftrosh – kur kali i fryn ujit me hundë
Gale – delja e zezë
Gjylpner – kërrabëz që përdorin femrat për të bërë çorap
Hajgare (turq)– shaka
Hapasês (turq)– befasisht
Harxhavell (turq)– kosi i përzier me ujë
Hendek (turq) – kanal i hapur për t’i mbledhur ujërat
Hirrzon – kur pikon hirra nga strajca
Izem (turq)– leje
Izme (turq)– vendi ku ruhet bylmeti
Kacagel – njeriu me këmbë të gjata
Keremidhe – kep
Kokrrosh – i shëndoshë
Kollajturq – pa vështirësi
Korkovqi – njeriu që shetit shumë
Kule – veshje vajzash në Opojë
Livrit – lëviz
Lloq – baltë
Maria – delja e moshuar
Mixha (turq) – xhaxha
Mutllak (turq) – gjithqysh
Myzhde (turq) – dhurata që i jepet dikuj që sjell një lajm të mirë
Namazi (arab) – lutja e myslimaneve që bëhet pesë herë në ditë në kohë të caktuar
ôni – enë e madhe për ujë
Orrnica (sllav) – arat e mbjella
Otava (sllav) – bari i vonë, kur kositet livadhi për herë të dytë
Paluce – vajza me hundë të vogël
Parllak (turq) – mbeturina e kafshës së ngrënë nga egërsirat (kërma)
Pastêrma – mish i tharë deleje ose dashi
Penxhere (turq)– dritare
Pllat (sllav)– borë e madhe e shtresuar
Pllong – lloj druri për ta mbatur trupin
Porlamja – përleshja, përlarja
Poter (turq) – zhurmë
Potur (turq) – fjalë fyese
Qefini (arab) – pëlhurë e bardhë me të cilën, ndër muslimanët mbeshtillen të vdekurit para se të varrosen
Qirish – tra
Qyp (turq) – përzënja e qenëve
Rogush – delja me brina
Rra – rruga prej bore
Rrokatet – humb kujdesin nga pleqëria
Rrufôja – mbeturina e specit të ngrënë(bishti i specit)
Saçi (sllav) – kapak qjysmë sferik hekuri, nën të cilin në votër piqet buka, flia, pitja etj
Seki – pjesa e hamarit ku rri drithi
Sermī (turq)– pasuri
Shākoll – bimë me gjemba e cila rritet nëpër ara
Shkalahaptas – hecje me hapa të mëdhenj
Shkefq – njeriu që i shqyen teshat
Shkepaq – njeriu që qalon
Shkômi – mjet për ulje
Shkrryhot – valitet fëmija nëpër tokë
Shllung – tufë leshi e krehur dhe gati për t`u tjerrë
Shotorre – fustani i fëmijëve
Shtrusa – pjesë arrni që u shtrohet këpucëve
Shyti – dashi apo kau me brirë të thyer
Sokak – udhë
Takat (turq)– fuqi trupore
Tarquk (turq) – torba prej lëkure ku bariu ruan bukën
Telfe (turq) – mbeturina e kafesë së pirë
Tezaki (turq)– djali i tezes
Toplote – llopata
Trosha (sllav) – thërmia
Tybe (arab) – pendim për mekatin e bërë
Vatani (turq)– vendi i lindjes
Vdorë– borë
Vejusha – gruaja që burri i ka vdekur
Viron – i shkretë
Vizllake – letra që shkëlqen
Vllaç (sllav) – shkalcë, trinë për ta rrafshuar tokën e punuar pasi të mbillet fara
Vorba – ena e madhe prej balte
Vrôna – reja
Xharre – mbulojë femrash me ngjyrë të zezë
Xhemati (turq) – grumbull njerëzish
Xhenazja (arab) – kufoma
Xhezdane(turq) – duku i të hollave, kuleta e pareve
Ykere – lloj peme, dardhë
Yrrnek (turq) – model, gjedhë
Zdruth – bulëza me qelb që dalin në sy
Zgordhîhot – qeshet
Zhông – mishi që vështirë përtypet
Zjafeti (turq) – gosti e përgatitur me shumë gjellëra e pije