Kam shkruar njē antologji heshtjesh,
E cila promovohet në shpirt
me emra ditësh që shënjojnë
Dhembje,
Përflaken në të faqet e kohëve
Me zjarrmi malli qe nuk flet,
Por vetëm qan mungesën
Duke ricikluar veten,
Në pështjellime vorbullash
Që fundosin pengje,
Në hapsira që fokus kanë trishtimin.