Thursday, July 31, 2025
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

Landa Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

1. Nuk duhet humbur kohën me njerëzit që nuk dinë ta vlerësojnë atë.

2. Duhet të kuptojmë se, durimi dhe falja janë çelësi i mirëkuptimit dhe marrëveshjeve…

3. Marrëdhënia e shëndoshë, midis dy miqve të mirë, nuk ndodh lehtë, do kohë dhe reciprocitet të dyanshëm, për të krijuar diçka të bukur dhe të qëndrueshme.

4. Nëse nuk jemi mirënjohës për atë që kemi, nuk mund të marrim atë që duam.

5. Vetëm dashuria e zemrës falë gjithçka!…

6. Respekti, ndryshon nga dashuria:

Respekti, bëhet nga mendja, dashuria shpërthen nga zemra.

7. Disiplina dhe mënyra komunikimit, duhen mësuar, që në moshën fëmijërore.

8. Vështirësitë në jetë, vijnë jo kur duam ne, ato vërsulen, në befasi.

9. Përballë vështirësive, si në beteja, ka rëndësi të jemi të përgatitur: me forcë, me kurajë, që mendërisht, të mos dorëzohemi para tyre.

10. Nëse nuk ndriçojmë mendjen tonë, me dituri, atëherë, si mund të ndriçohet bota?!

11. Nëse jemi vetvetja, njerëzit e drejtë, do të na duan vërtet.

12. Dikur njerëzit kishin diturinë, thjeshtësinë, mençurinë, humanizmin, sot vetëkënaqësinë me mburrje, me fjalë boshe dhe mendjemadhësinë.

13. Duhet kujdes në jetën bashkëshortore.

Nuk duhet lënduar krenaria e burrit dhe anasjelltas…

14. Secili burrë donë të ketë në krahë një grua të butë, fjalëpaktë, të zgjuar, toleruese, të respektuar dhe anasjelltas…

15. Jeta bashkëshortore është si lulet, donë kujdesje nga të dyja palët që të mbahet e freskët gjithë jetën.

16. Frytet e suksesit të një familje janë atëhere, kur kemi fëmijë të edukuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT