Wednesday, July 16, 2025
BallinaSportPër herë të parë, Kosova mund të marrë një talent nga Shqipëria...

Për herë të parë, Kosova mund të marrë një talent nga Shqipëria në përfaqësuesen e saj

Shqipëria e luajti ndeshjen e saj në Wembley, atje ku humbëm me shifrat 2-0 nga Anglia dhe nuk arritëm dot që të shënonim. Por një lojtar i cili kishte shënuar në Wembley, nuk ishte pjesë e Shqipërisë. Armando Dobra, lojtari i Chesterfield, ka shënuar më parë në Wembley. Ky futbollist është rritur në Angli, ka lindur në Angli, por është me origjinë nga Burreli.

Dobra ka luajtur me Shqiërinë U19 dhe me Shqipërinë U-21, ndërsa ende në pritje të debutimit të tij me Shqipërinë A. Megjithatë ky debutim nuk po vjen dhe te Kosova, kanë nisur që pas rastit Etnik Brruti, të veprojnë po njësoj si Shqipëria. Në bazë të informacioneve të Sport Ekspres, dardanët e kanë parë Armando Dobrën dhe kërkojnë që ky futbollist t’i bashkohet Kosovës. Sigurisht që nëse ky kalim do të ndodhte, 23-vjeçari jo vetëm që nuk do të quhej tradhtar, por do të duartrokitej dhe do të mbështetej nga të gjithë tifozët shqiptarë, pasi në fund të fundit, do të ishte pjesë e Kosovës./Infopressalbania.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT