Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-ERDHI PRANVERA

Besa Januzi-Rexhepi-ERDHI PRANVERA

Më ngadal hapa dritarën
o sa bukur thash me vete,
Rreze dielli, kéngë zogjësh
o sa bukur më filloi dita.

Një tufë zogjësh, mrekulli
paskan prur pranverën sot,
Një mall, njé nostalgji
mendja më shkoj në vendin tim.

Rrezon dielli, bora shkrihet
rriten prrockat, gurgullon uji
Kënga zogjëve më gëzonte,
lule mblidhnim nën kaquba!

Se mendova as edhe njëherë
se sot zogjët, do të më befasojnë
Me këtë melodi të bukur shumë
zemra ime sot éshtë gëzuar.

Fllad pranvere, aromë lulesh,
Fluturat pikaloshe hedhin valle,
Bletët punëtore mbledhin nektarin nga lule mé lule.

Dilni, dilni gjithë përjashta
të na ngrohen zemrat tona
Manushaqja paska qelur
mirë se erdhe moj pranverë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT