Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritSalo Shehu Kordha-Thëllëz me sy të bukur!

Salo Shehu Kordha-Thëllëz me sy të bukur!

Ditë e dimrit me dëborë
Ma bëri zemrën beharë
Një thëllëz krahët të larmë
Në ballkon këngën ka marë.

Më ka ardhur si bekim
Më uron dimër të mbarë
Më vështron me syn e bukur
Më fton ti afrohem pranë.

Ta gostis po mendohem
Ti jap bakllava me arë
Ose sherbetin prej mjalti
Brenda me të mirë ta marë.

Pranë zjarrit ti shtrojë velenx
Të ngrohet, në gjum të bjerë
Kur të zgjohet në mëngjes
T’ia kem ndërtuar folenë.

Këtë thëllëz të këtij viti
Që më ka ardhur dhuratë
Ta rris me fruta të ëmbëla
Me zerdeli e qershit mjaltë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT