Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-LISI I KUVENDEVE

Shefik Arifi-LISI I KUVENDEVE

U ula pranë një lisi të lashtë
Nën hijen e tij burrat kuvendonin dikur.
Edhe pse bënte ftohtë atë ditë jashtë
Kujtoja ata burra që fjalët i peshonin si gurë.

Ky lis që sot pa degë ka mbetur
Dhe prapë hija e tij ka peshë.
Ende fjalët e burrave s’janë tretur
Edhe në ditët e sotme mund t’i gjesh.

Edhe pse ky lis, ky lis shumë i vjeter
Degët sup më sup te ai trung mbahen.
Kuvendet, kuvendet patjetër
S’i lënë që të thahen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT