Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Moj vajzë flori

Arjana Fetahu Gaba-Moj vajzë flori

Ç’ndryshim ke nga ylli,
Moj vejzë flori
Kush të pa me sy
E s’bëri zili

Kush të pa me sy
Të deshi aq shumë
U mbyll porsi dry
E më s’vuri gjumë

U mbyll porsi dry
Shok bëri rakinê
Atëherë u kujtua
Ku kish perëndinë

Atëherë u kujtua
Zot më jep pak fat
Pa vajzën që dua,
S’do ta kem të gjatë

Pa vajzën që dua
Nuk do kem qetësi
Në s’u bë e imja
Fajet mi ke ti

Fajet mi ke ti,
Bëhu zemër gjërë
Mos i nis më punët
Në i lë pa bërë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT