Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Raci Rexhbogaj-MOS M`I TRAZONI SHKRONJAT

Remzie Raci Rexhbogaj-MOS M`I TRAZONI SHKRONJAT

MOS M`I TRAZONI SHKRONJAT
– Se në rrezet e diellit aty Erna më je Ti!

Ju lutem
Mos m`i trazoni dhembjet
Lerëni të flejnë brenda
Në plagë

Se kur i thuri vargjet e dhembjes
Vulën e mjerimit ia vëj kapak

Udhëtoj shkronjave
Dhe vargun e qëndisi për Ty
Në shtratin e ëndrrave i përkundi
Se në rrezet e diellit
Aty Erna më je Ti

Ju lutem
Mos m`i ngatërroni kujtimet
Lerëni ashtu siç kanë qënë
Mërzia sa vjen e më shtohet
E zemra nga dhembja fort po me dhemb

Do derdhi mallin në letër
Se shpirtin si shigjetë po ma godet
Loti rrjedh pa u ndalë
Dhe syrin po ma vret

Shpalos muzën nga lapsi
Rrjedh vetëm loti
Ofshan shpirti sa më s`ka
Dhe këtë ofshamë
Ma dëgjon vetëm Zoti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT