Monday, March 31, 2025
BallinaKulturëREVISTA "ORFEU" PANORAMË E RËNDËSISHME NË LETERËSINË NDËRKOMBËTARE

REVISTA “ORFEU” PANORAMË E RËNDËSISHME NË LETERËSINË NDËRKOMBËTARE

Këto ditë Revista ndërkombëtare nxori nga shtypi në ghuhën anglisht librin: ANTHOLOGY – II – me autor të përzgjedhur nga e gjithë bota.
Orfeu.al dhe Revista ORFEU, edhe si emër edhe si gjetje e një dritareje të re në leterësi, jo vetëm kombëtare shqiptare, por tashmë, emër i njohur edhe përtej, i ka kaluar kufijtë kontinental…
Revista ORFEU është ideuar e themeluar në vitin 2022, nga Drejtori Dibran Fylli, (saktësisht më datë 15 qershor 2022), si Uebfaqe për leterësi, kulturë e art, e cila vetëm një muaj më vonë, në korrik 2022 nxori edhe Revistën e parë (online) me po të njëjtin emër, duke vazhduar si periodike mujore deri të numri 12 dhe që nga ai numër e deri tash Revista Orfeu del rregullisht në versionin e shtypur si periodike dymujore, duke nxjerrë edhe disa nga numrat festiv dhe Edicionin special (8 mars 2025).
Gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar, revista ORFEU falë stafit profesional, arriti që të ndërkombëtarizohet, duke publikuar krijimet e krijuesve nga e gjithë bota.
Me përkushtimin dhe idenë e Redaktores përgjegjëse znj. Angela Kosta, Orfeu arriti që në vitin 2024 t’i përzgjedhë dhe botoj krijimet e shumë autorëve kombëtar dhe ndërkombëtar në tri Antologji, të cilat u botuan nga Amazon.it dhe lulu.com. Të gjitha projektet e revistës ORFEU, faqosja, grafiku, dizajni dhe kopertinat u realizuan me profesionalizëm të lartë nga vetë Drejtori dhe Kryeredaktori Dibran Fylli.
Në vitin 2025, me kërkesën e krijuesve të shumtë, ideoi dhe nxjerr në vazhdimësi çdo 15 ditë edhe Formatin online “Orfeu.al & Orfeu.press” tri gjuhësh (shqip, anglisht dhe italisht) me poezi të poetëve kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu, këtë vit nxjerr edhe Antologjinë në gjuhën anglisht “Anthology”, e cila botohet nga Amazon.com, (numri 1 dhe 2 janë botuar), kurse numri 3 është në përgatitje e sipër.
Pavarësisht pengesave të vazhdueshme dhe vështirësive financiare, revista ORFEU dhe stafi profesionist i saj, po vazhdojnë rrugëtimin e suksesshëm drejtë shtigjeve ndërkombëtare të leterësisë botrore, duke promovuar vlera të shumta në të gjitha zhanret e letërsisë dhe artit.

Me respekt dhe mirënjohje Drejtori Dibran Fylli dhe Stafi “ORFEU”

(Mars, 2025)

Nga Angela Kosta Redaktore Përgjegjëse e Revistës ORFEU, Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT