Vitet po ikin shpejt si stinët…!
Sikur gjethet e thara fluturojnë
si skenë kur aktorët shkojne e vijnë
E rolet shpesh herë i ndërrojmë…!
Edhe lulja është si jeta jonë
Kur fillon të rritët dhe lulëzon
Kështu si jetojmë n’tokën tonë
Një ditë dhe ajo thahet,përfundon
Sado që të jetojmë jetën,ajo s’ndalet
Cfarë përjetuam e cfarë nuk shkoi…
Sikur një lule që çelë, një ditë thahet
Do themi për dikë vdiq…sa pak jetoi !
Por,e ëmbël është jeta nëse e shijojmë
Sikur frutet e pemëve që piqen në verë
Çdo gjë përjetuam, mirë e keq kujtojmë
Dhe një ditë do ndodh..s’do jemi në jetë
Cfarë mbollëm në këtë jetë do mbetët
Të mirë apo të keqe,për ne do debatojnë
E jeta ikën shpejt,siç bien në tokë gjethet
Të mirë janë njerëzit ,që mirësi dhurojnë.