Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani -PARAJSA E PËRMBYSUR

Zymer Mehani -PARAJSA E PËRMBYSUR

PARAJSA E PËRMBYSUR
(poezi e frymëzuar nga thëniet e Orwell-it)
Lufta është paqe, tha zëri i hekurt,
të vdekurit flasin me heshtje në terr.
Muret thërrasin: mos pyet, mos mendo,
sytë e mëdhenj në errësirë të ndjekin kudo.

Liria është skllavëri, tha dora e fortë,
prangat ndriçojnë si dritë në errësirë.
Përkul kokën, mos guxo të shikosh,
rrugët janë hije, zërat—veç bosh.

Padituria është fuqi, tha truri i thyer,
e vërteta u dogj nën hirin e zbehtë.
Nëse nuk di, je i lirë të harrosh,
Të buzëqeshësh kot, në mjegull të rrosh.

Në këtë botë ku e bardha është e zezë,
ku zëri yt humbet, zhduket në erë,
pyetja vdes para se të lindë,
dhe e nesërmja—thjesht një hije e rëndë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT