Shtëpia e gjyshërve të mij, atje larg
Me dy portokajtë që shikojnë kodrës,
Me ato shkallët e drunjëta poshtë në prag,
Ku tingëllojnë fjalët e vëllait tim e motrës.
Vetëm në dhomat e vogla, brënda saj
Të brakrisura pandoflat e gjyshërve të mij,
Në flladet e ngrohta të qershisë në Maj,
Në të ngrysur, të vdekur, kthehën në shtëpi !
Kërkojnë nëpër dhoma rrobat që lanë;
Një këmishë, një jelek e shaminë e gjyshës
Marrin nga sepeti çdo dhuratë, që iu dhamë
Engjuj ngjitën qiellit, në krahët e dallëndyshes
!
Të nesërmen, kur dielli dritares rrezesh troket
Shtëpia e gjyshërve, mbetet bosh e heshtur
Mbledhësi i qumshtit, ka kohë, aty s’thërret…
S’përgjigjet zëri i tyre e as ajo e qeshur !