Keshtu u njohem ate nate ne te dy atje diku te ardhur rastesisht, per pushimet ne te njejtin qytet.
Une vija si mysafir ne qytetin, ku u burrerova, ku kalova rinine me te bukur, ate rini te pare te virgjer, plot endrra.
Aty kisha dashuruar, aty me kishin dashuruar, aty e kisha fituar nje dashuri, aty e kisha humbur dashurine tjeter. Ne ate amfiteater te atij qyteti.
Dhe ja sot kthehesha perseri me keto kujtime e nostalgjira.
Une i uritur per dashurine e munguar dhe ti e etura pa pire ujin e burimit te kristalte.
Dhe ti vije nga larg po ne ish qytetin tend, ku u rrite ku shtati yt u be objekt bisede, lakmimi dhe te adhuruar per shume meshkuj. Edhe ti dashurove me plot pasion ne kete qytet, po keshtu po ne kete qytet ndjeve humbjen dhe tradhetine tinzare te dashurise, qe te zinte prite pas ndonje kthese apo qoshe te erret.
Po deri me sot ishim te dy te vetmuar te flakur ne shkretetiren e jetes zullumqare.
Isha une i urituri, i pa ushqyer me ndjenjen e dashurise dhe zemer vrare, nga marrezite e castit.
Ngjanim sikur ishim ne nje shkretetire pa fund pa ane, une i urituri i pa ngrene dhe ti e munduara nga etja me buze plasaritur.
Une te dhashe uje te kulluar te shpirti tim, kurse ti buken e ngrohte te mbrujtur me shpirtin tend ma ktheve. Me ujin e kulluar te shpirti tim etjen e shove dhe me buken e ngrohte une e shuajta urine time.
Kjo mafton te kalojme kete shkretetire, ku u takuam, te kapur prej dore te dy ndaluam per nje cast, ne oazin e qetesise dhe njeri tjetrin e pame thelle ne sy.
Te pyeta me ze dridhur:
“A te dhashe ate qe te ka munguar prej kohesh, se une mora ate qe nuk e kisha provuar kurre me pare. Ne mbollem dashurine pa fjale”:…
….Te dy i dhame njeri tjetrit motivin per te shpresuar ne nje dashuri te paster te dlire, apo mos valle kjo ishte dashuria e munguar e perdhosur ne sirtaret e thella te historive tona, te dikurshme….