Friday, April 18, 2025
BallinaSportElvis Rexhbeçaj flet për të ardhmen me Kosovën

Elvis Rexhbeçaj flet për të ardhmen me Kosovën

Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova.

Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është lider i pakontestueshëm i mesfushës.

Golin e parë e shënoi më 20 mars në fitoren 2:1 ndaj Islandës.

Më 23 mars, Kosova fitoi 3:1 ndaj Islandës dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:2 avancoi në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Rexhbeçaj flet me entuziazëm për suksesin e Kosovës.

“Kemi shkruar histori në ekzistencën e shkurtër të Kosovës”, ka thënë Rexhbeçaj për “Augsburger Allgemeine”.

Në shtator “Dardanët” nisin me kualifikime për Botërorin 2026. Janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Mesfushori i Augsburgut të Bundesligës është optimist.

“Nuk duam vetëm të garojmë në kualifikimet për Kupën e Botës. Kemi ambicie. Ndoshta edhe do t’ia dalim të kualifikohemi në një ngjarje të madhe një ditë”, thotë mesfushori defanziv.

Bashkimi me Kosovën i mundëson Elvisit që të takojë shumë më shpesh familjarët që i ka në Prizren. Në të kaluarën ata i ka parë gjatë pushimeve të verës apo të dimrit.

“Mund të përdori ndeshjet ndërkombëtare për të kaluar më shumë kohë me familjen time në vendin e lindjes”, ka thënë Rexhbeçaj për mediumin lokal të Augsburgut./Front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT