Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-VALËT E JETËS

Qazim Berisha-VALËT E JETËS

Të kesh besim në vetvete
Valët e jetës mos të fundosin
Bëhu notues gjatë gjithë jetës
Brigjet t’i synosh gjithnjë t’iu qepesh

Burim frymëzimi ta kesh drurin
Me gjysmë rrënje në shkëmb
Erërat si e luhasin pamëshirshëm
E prap vërtikalisht kthehet në vend

Nuk bënë të dorëzohesh në jetë
As mos të ligështojë e kaluara
Puno për të sotmën mos u ndal
E nesërmja që të jetë e ndritur

Mos u luhat në ideale
Në jetë ta humbësh betejën
Bëhu i fortë si shkëmb mali
Edhe pse rrufetë i godasin lisat e harlisur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT