Thursday, April 17, 2025
BallinaSportZyrtare: Arsim Thaqi trajner i Prishtinës

Zyrtare: Arsim Thaqi trajner i Prishtinës

Arsim Thaqi është trajner i ri i skuadrës së futbollit Prishtina.

Klubi i kaltër të shtunën u nda me francezin Jean-Michel Cavalli, përcjell Periskopi.

Dhe të dielën e zyrtarizoi Thaqin, që kthehet në krye të skuadrës prishtinase.

“Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi, do ti udhëheqë ‘bardhëe kaltërit’ deri në fund të këtij sezoni. 53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku. Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës”, ka njoftuar Prishtina.

Prishtina është jashtë garës për titull./Periskopi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT