Femra nuk të mahnit thjesht,
kur shton luksin nëpër veshje,
por kur zemrën të “pushton”,
me të sajën buzëqeshje.
Tatuazh e bën buzëqeshjen,
rrezaton veç mirësi,
” mëkatare” buza e saj,
shtrat i artë në dashuri.
Një vështrim nga këndi i syrit,
është rrufe, rrufe mes gushtit,
puthja e saj që deh pa pirë,
ëmbëlsinë ka marrë të mushtit.
Fjala e saj e ëmbël mjaltë,
nektar lulesh në lëndinë,
ëndërr që shihet çdo natë,
mbretëreshë për dashurinë.