Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-NUK MUND TË VDES PA TY

Selvije Kadriu-NUK MUND TË VDES PA TY

Ehhh sikur të mund të bërtisja
Sa kam dhembje pa ty
Zëri do të më shkonte
Deri në qiell
Zogjtë do të iknin nga degët
Diellin do ta mbulonin retë
Qielli do të bubullonte
Vetëtima do ta shëndëriste
Fytyrën time
Lotët do të shkëlqenin
Si diamant i shkapërderdhur
Ajo dhembje e trishtë
Do ti thërriste vdekjes
E vetëm ajo do ti jepte fund

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT