Saturday, April 19, 2025
BallinaUncategorizedHamit Taka -VALLZIMI I FUNDIT

Hamit Taka -VALLZIMI I FUNDIT

VALLZIMI I FUNDIT
-Nga vëllimi “brengë studentore”
Me sa vajza vallzova atë natë!
Ca të bukura, ca të çmendura fare…
Me gjithë mashtrimin e tyre dinak
Më pëlqenin nazet e shikimet tinzare;

Neonet e bardha-çurkime hënore
Të buta binin mbi supet zbuluar,
U deha, u vela me miklimet epshore,
Po s’më joshnin më as sytë e zgjuar;

Në qoshkën e errët, siç e pe edhe vetë,
U tërhoqa fshehtaz si një hije e turbullt;
Doja të ikja larg nëpër natën e shkretë,
Po çuditërisht i ndjeja gjunjët të squllët;

Një parandjenjë më mbante mbërthyer;
Një shpresë e vagullt, një hamëndje,
Se do të vije befas pa u ndier,
Do t’më shëroje nga ajo dhëmbje;

Tek erdhe pranë me hapin e lehtë,
Dyshova një çast mos ishte vegim,
Po pashë fytyrën tënde të zbetë,
Sa desh harrove dhe emrin tim;

Dhe m’i hodhe krahët, fllade rreth qafe,
Më çikje me buzën e flakëruar;
Universi ndrydhej në ato çaste
Në shpirtrat tanë të dashuruar;

I zhytur krejt në pasionet blu
Nuk doja të më zgjonte më askush,
Thithja aromën e flokëve të tu,
Vozisja në sytë e bukur larush;

Si s’artikuluam qoftë dhe një fjalë,
Heshtjen magjike s’donim ta thyenim;
Dëshironim nën tingujt e muzikës vals
Të ndienim edhe vetëm të ndienim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT