Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritHyrë H. Fazlija -Stinës...

Hyrë H. Fazlija -Stinës…

Dhe i thua vetes pranverë,
apo thash se erdhe, bleruar…
Si m’shtron sofrën me të bardhë,
n’sy zjarri shkrihen
fluskat e borës,
m’përgjumë dimërisht,
n’stinën e ëndërruar.
Eh, sa dimër u bëre!

Përndjeke zogjtë,
zgjove dhimbjet ku lidhen eshtrat,
Pemët nuk ta mbajnë dot peshën,
tunden lodhshëm.
Kruspull, bri votrës,
digjen të fundmet dru,
gatuar ditën me ëndrra.
Ç’darkë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT