Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritIzmit Miti Imeri-GJUHA E NËNËS!

Izmit Miti Imeri-GJUHA E NËNËS!

Gjuhën ma mësoi Nëna,
që kur nisa të belbëzoj.
Më mësoi kush është Hëna,
që kur ninullat m’i këndoj!

Zëri Nënës ishte i ëmbël,
më i ëmbël se çdo gjë.
Fjalët e saj mbetën n’zemër,
edhe sot i dëgjoj me zë!

Nuri i saj ia kalonte Hënës,
s’krahasohej me asgjë.
Kur më thoshte biri Nënës,
drita e saj,pikturë në lëmë!

Ah,moj Nënë,moj Nëna ime,
sa rrallë më vjen në ëndërr.
Sot t’kujtoj me ngashërime,
por,amanetin e ruaj n’zemër!

Gjuhë e ëmbël,gjuhë e d’lirë,
është vetëm gjuha e Nënës.
Të tjerat gjuhë shiten lirë,
në zemër ruhet gjuha Nënës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT