Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari -TË VRET FJALA

Lida Bashllari -TË VRET FJALA

Të vret fjala që unë shkruaj,
Të ngacmon çdo ditë nga pak.
Mësoje përfundimisht,
Meriton dhe e ke hak
.
Për çdo plagë të shkaktuar,
Që ke bërë në shpirtin tim.
Kthehet dhe sulmon me kohën,
Se çdo dhimbje e ka një çmim.

Do të kuptosh një ditë të bukur,
Çfarë ke humbur përgjithmonë.
Do kërkosh që të rikthehesh,
Por atëherë do të jetë shumë vonë.

Se zhgënjimet nuk i prisje,
Nga një femër “e pavlerë”.
Ah, moj zemra ime e dashur!
Si nuk hoqe dorë njëherë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT