Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritRexhep F. Morina-AUTOPORTRET

Rexhep F. Morina-AUTOPORTRET

Furtunë e kohës përplasi në terr unin tim,
Pishtar më ndriti shpirti rrugën me guxim.

Shumë herë rastisi të ndeshem në atë terr,
Me egërsirat e ndyra të asaj jete si në ferr.

Përballja nuk më trandi në vend të pritës,
Bindjen e kisha si diell me rrezet e dritës.

Sado që shtati rraskapitej në atë rrugëtim,
Hovin sërish e merrte për të vetmin qëllim.

Për të arritur në cakun e një ëndrre t’bukur,
Aty në atë errësirë,ajo kish mbet e këputur.

Kurrë nëpër shtigje hapat si kam ngatërruar,
Për idealin tim të lartë, që është i formësuar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT