Emri im ,
Sinonim i lumit,
Që pērplaset brigjesh ,
Ditëve ,
Botësh të panjohura
Dita ime ,
Ngjashmëri e erës,
Frëngëllitëse kohësh
Që rrëmbehet pupthi,
Në zemra ëngjëjsh,
Që të falin paqen
Shpirt im,
Kombinuar flakësh,
Që digjet vargjesh,
Mallēngjimeve,
Sa herë shkruan poezi
Syri im ,
Dritë e përtejme qiejve
Ka shkëlqimin,
Puthur rrezesh diejsh,
Që kur të sheh përballë ,
Të puth ënbëlsisht.