Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri -PREKAZI NA THRRET

Ymrije Beqiri -PREKAZI NA THRRET

Ngritu vlla, Prekazi na thrrët
Ka krisë pushka e trimave
Dajt s’mundemi me i lënë vet
S’lihet vetë pushka lirisë.

Të dy bashkë për Prekaz
Isak Halili me Sadik vëllan
Për me qenë n’krah t’Adem Jasharit
Por nuk paska qenë e thanë
Bien n’prita të barbarit serb

Në zabel pranë dajeve t’vet
Të dy vllëzrit ranë në betej
Sadiku i plagosur ka mbet
Isak trimi jetë ka ndrru

Në prag të frymës se fundit
E një zë prej shpirtit i del
Na falni daj s’ju erdhëm ndihmë
Nipat tuaj mbetëm në zabel.

Diçka vllaut kërkon t’i thotë
Ra hero e s’ia tha dotë
Në shpirt të vllaut Sadiku u betu
Deri n’çlirim kem me luftu!

Isak trimi, ky luftëtar
Ra për tokë fryma ju ndal
Përjetësishtë në flamur kombëtar
Mbeti gjallë trimi nuk vdes kurrë !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT