Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritRijad Berisha -DIELLI I PËRGJAKUR

Rijad Berisha -DIELLI I PËRGJAKUR

Në stinën më të bukur lodhur e mërzitur
Në rritjen e derës së çiltër nderimi
Dielli si përlotet dot s’e kisha ditur
Jetim i pastrehë reliev i heshtur zgjimi

Duarthatë lagur në tavolinë gabimesh
Urdhërojmë motin që shiun s’e ngroh dot
Fshihet pas reve bëhet det pendimesh
Dhe me detin i lan furishëm dy lot

Besa e thyer pa busull pa orientim
Pret e përcjellë të qarat e trishtimit
Sa shpejt po mbetet gjithçka harrim
Përpara kujtimeve bëhet rob i përmallimit

Melodi pa zë krejt përmendësh mësim
Kthehet për në Itakë të plagëjetës shqim
Asgjë nuk ha as nuk pi krejt sytë vajtim
Dhe heshtet përmallohet pa asnjë urim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT