Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi -VARGU ILAÇ I DASHURISË

Fatime Kalimashi -VARGU ILAÇ I DASHURISË

Unë, varg i dhimbjes sate
Thërras nga thellësia e shpirtit
U bëfsha dritë në netët e errëta
Përqafim i ngrohtë në vetminë tënde

Unë, varg i bilbilit të trishtuar
Frymëmarrje e shpresës së humbur
U bëfsha aromë trendafili
Që të zgjoj ëmbëlsi në zemrën e lodhur

Unë, varg që dridhet mes erës
Si flutura që kërkon prehje
U bëfsha ilaç buzë qershie
Një shërim i ëmbël, lindur nga dashuria

Unë, vargu i dhimbjes sate
Varg i etur i dashurisë
U bëfsha ilaç i plagëve të shpirtit
Ëndërr e përjetshme e mirësisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT