Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritShaip Bllaca -GJURMËT E MIJA

Shaip Bllaca -GJURMËT E MIJA

Si i kalova ditët e mija!
Çka bëra netëve pa gjumë,
Të gjitha kujtimet e kësaj bote
Me laps në dorë duke shkruar,
I kalova më lehtë vuajtjet
Dhe dhembjet nga jeta ime.

Dikush len gjurmë për të mirë,
E dikush len gjurmë për të keq!
Jam munduar në jetën time,
Sa më shumë të mbajë jetën të qetë.

Shpesh bisedoja me vetën time!
Bëja pytje e pyetje pa fundë…
Si nji ditë në plotëni
Nuk isha i gëzuar,
apo nji natë i qetë s’fjeta!

E di,që nji ditë do të pushoj!
I qetë,dhe dhimbje s’do të kem.
Kështu është jeta kalimtare!
Shpresoj pas vetës të mbetën,
Gjurmë jete të shkruara në vepër.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT