Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritSTEFANIA MELANI ITALI -UNË... HESHTJET

STEFANIA MELANI ITALI -UNË… HESHTJET

Unë heshtjet i shkruaj.
Në pafundësi depërtoj
grabitqare e heshtur
e dhimbjeve të zhdrejta, e durueshme…
Ndaj… shkruaj;
“thanatos athanatos”

I dua kukudhët e natës,
ata që sjellin ëndrra,
ëndrra dhe rënkime dashurie.
Punëtorë jete
që ditëve mora
në këtë kthesë
ndryshimesh të ndryshkura.

©️

PËRKTHEU: ANGELA KOSTA

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT