Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli-EDHE PAK HAPA (Ekzodit të Bllacës)

Izet Abdyli-EDHE PAK HAPA (Ekzodit të Bllacës)

Silueta të kërrusura
që bartin dhembjen mbi shpinë
fytyra të trishta të venitura
me shpresën e thyer
hapërojnë të zënë
trenin e fundit

zhurmë makinash e tanke
krisma barbaresh oshëtijnë
kudo përreth
në brendesi të vagonëve
heshtje varri, qetësi
dënesje, lot nënash
si një ogur i zi

si në darë mbërthyer
jeta dhe vdekja
bëjnë sehir
e një rreze drite
përflak qiellin
nga pëllumbat e lirisë

vetëm edhe pak hapa
drejt cakut
vjen një ogur i mirë
nga zëri i foshnjes
që sapo ka lind
emrin e solli me vete
Liri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT