Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-SI FENIKSI VETË

Zymer Mehani-SI FENIKSI VETË

Nga hiri ngrihem, pa zë, pa britmë,
me flakën djegur, por që s’len plagë,
çdo rënie ime, një fillim i ri,
çdo fund, një hap drejt për në ag.

Kam djegur veten në heshtje të plotë,
me zjarr që ndeza vetë në brendësi,
por shpirti im, si shpend i ndritshëm,
nuk njeh vdekje, por as robëri.

Më panë të bie, më lanë në terr,
më numëruan të humbur të përjetshëm,
por harroi bota se jam gjë tjetër—
ringjallja vetë, përherë n’vetvete.

Tani, shoh qiellin me sytë e zjarrtë,
hap krahët e mi, fluturoj pa frikë,
se kush lind nga hiri, si unë – feniksi,
nuk tretet kurrë në asnjë rrezik.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT