Tuesday, June 3, 2025
BallinaVitrina e libritAgim Doçi: Ika… sepse nuk kam kohë të merrem me ty

Agim Doçi: Ika… sepse nuk kam kohë të merrem me ty

Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
Bota ime është më e madhe se çdo dhembje
Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!

Unë vij të përkëdhel e ti kurrë nuk ngopesh
Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: – më ke xhan?
Vërtitesh brenda vehtes e prej saj frikësohesh
Nuk kam kohë të merrem me ty taman!

E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon
Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!
Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon
Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: – a më do!?

Tani fli dhe pafsh’ ëndrrat më të bukura
Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy
Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…
Ika… sepse nuk kam kohë të merrem me ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT