Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritIldije Xhemali-MOS VRISNI ENGJËJT

Ildije Xhemali-MOS VRISNI ENGJËJT

Engjëjt, në përfytyrimin tonë
me krah, paqësor, hyjnor,
ndjejmë pozivitet,
thjesht
dhe kur i kujtojmë.
Pooor,
engjëjt që lind e rrit njeriu
kokat e nxehta,
të babëzitura
për gllabërim tokash e teritore
NUK i KURSEJNË.

Kujdes agresorë,
se në thelbin e dhimbjes,
në plagët që nuk u duken,
por shkallmojnë,
kulmojnë
kraharorit, brinjëve,
popujt
kanë një masë peshimi
mbi të gjitha masat:
atë të shpirtit.
më të dhimbshmen,
më njerëzoren
atë më legjitimen
që s’arrin të peshojë vetëm dhimbjen
e zhdukjes së FËMIJËVE

Ndaj ju,
që mbollët pemë urrejtjeje NXITONI,
vendosni PAQE!
Mos lejoni të rimbillet fara
se
edhe mbi fëmijtë tuaj
do të sjelli MËNXYRË
do të lahen HAQE!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT