Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko -.SHI VJESHTE

Sherife Allko -.SHI VJESHTE

Mbi gjethet e argjënda,
bie furishëm shiu .
Ato të brishta, binin mbi supin tim.

Me dhimbje dëgjoja kumbimin e tyre të pashpresë .
Ishte si një lloj lutjeje qiellore.

Mbi lisa,gështenja e ahe,ende
mbetej ndonjë gjethe e blertë,
dimëronte ngjitur me degtë!

Tinguj magjepës enden mbi
pemët e lakuriqësuar.

Unë e dëgjoj fëshfërimën e erës çapkëne .
Sillet si lajkatare mbi trungje të përgjumur .
Si përballë ndjenjës së dashurisë.

Shiu,rrëmbyeshëm bie mbi gjithçka .
Me ngjyrat e ndjenjës i treti gjethet e vjeshtës .
Trungjet,vetëm i la,si ikona të kohës .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT