Saturday, April 19, 2025
BallinaShowbizArsenali i mund më të mirët, kthehet në gjysmëfinale të ‘Champions’ pas...

Arsenali i mund më të mirët, kthehet në gjysmëfinale të ‘Champions’ pas 16 vjetësh


Arsenali është kthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vjetësh.

Ata eliminuan kampionin në fuqi të kësaj gare, Real Madridin, me rezultat total 4:2.

Topçinjtë erdhën në “Santiago Bernabeu” me një kapital prej tre golash epërsi nga ndeshja e parë në Londër e cila përfundoi 3:0.

Atyre u mjaftoi “magjia” e Declan Rice me dygolëshin e tij nga goditjet e lira dhe realizimi i Mikel Merinos për të luajtur më qetë në takimin e dytë.

Moment paniku ishte minuta e 13-të kur Bukayo Saka humbi penaltinë pas një panenke të dështuar të cilën e mbrojti Thibaut Courtois.

Mirëpo, Saka ndreqi gabimin kur iu përvodh mbrojtjes madrilène dhe shënoi për 0:1 në minutën e 65-të të ndeshjes.

U mendua se vendësit morën zemër kur Vinicius Junior shënoi për 1:1 dy minuta më vonë pas shpërqendrimit të William Salibës në mbrojtje.

Gabriel Martinelli vulosi gjithçka në minutën e 94-t kur shënoi pëe 1:2 pas një kundërsulmi.

Në gjysmëfinale, klubi anglez ka një ballafaqim të fortë me Paris Saint-Germainin./Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT