Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritBesim Arifi -N'prillin e thyer

Besim Arifi -N’prillin e thyer

N’prillin e thyer
U thyen rregullat e stinëve
Shkeli me dy këmbët
Mbi lule të sapoçelura
Ua verboi sythet
E ua ngriu gjethet
Që kishin hapur shtatin
E sakaq bukur
I qeshnin stinës
E diellit pranveror
E i thyeri prill
Si i thyer që është
Tradhëtoi stinën më të bukur
Me borën që na mbuloi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT