Lëngëzoi prilli, zgjatojnë gjuhëgjethet
degëve të hardhisë ledhatare
epshet e stinës, lëshojn llastare
ku vlon klorofili plazmë jete në bare.
Gruri i shpresës zgjohet hedh shtat
mulliri i së nesërmes fillon bluan fat,
lulemolla balerinë tek vallëzon
me erën shkau ra në baltë
dhe ah.. sa pak, bukuria zgjat.
Lëngëzoi prilli, fryhet gonxhja gjak
aroma që deh shpërndarë rreth e qark
buçet trimëruar tek zbret tatëpjetës
gjallëron sërish përroi i thatë.
Lëngëzoi prilli gënjehen dhe plakat
derdhen me dhen në një shpat,
egërsisht i ngrin, dhe i bën shkëmbinj
prilli krahëthatë, me ditët që i mori
shkurtit të ngratë…