Mallit per ty, ç’ emer t’i vë,
Rri strukurë si lulet nën borë!
Heshtja thërret pa bërë zë,
si një nuse mbi kalë pa kurorë!
Sytë mbërthyer në dritare,
Hëna dritën mbi lulet ka zbrazur.
Të largoj për një çast nga mëndja ,
Por buzët nga malli më kanë plasur !
Një yll shkëputet në hapësirë,
Bie mbi tokë, si vetëtimë.
Të dua më shumë se dje, thërras në heshtje,
Mushkëritë më mbushen me frymë!