Largohu kur nata të ketë marrë arratinë.
Lëre pas dhimbjen,lotin,vetminë.
Me yjet digji të gjitha mërirat.
Largohu për të gjetur veten,të tuat dëshira.
Vrapo larg,larg nga sytë e mi
Vetëm atëherë mund të të harroj.
Në gjysmën e zemrës time je ende ti.
Në gjysmën tënde kam frikë a jam unë “ajo”?