Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Sa shumë unë doja…

Mimoza Nebiaj-Sa shumë unë doja…

Sa doja të ishim bashkë,
Në atë që quhet “mrekulli”…
Sa do doja
Të isha me ty,
Të nxirrja mallin
Që kam për ty.

Sa do doja të të kisha
Pranë,
Të më përkëdhelje
Flokët ngadalë.

Sa do doja, për një çast,
Të të ndjeja pranë,
Të shuaja atë që kam
Brenda si zjarr,
Atë që s’e shpreh
Dot me fjalë,
Atë që i ndez zemrat flakë —
Ajo e ëmbla dashuri,
Ajo që e ruajmë
Fort në gji,
Ajo që s’e them dot,
Ajo që më gërryen
Në kraharor,
Ajo që më bën të ndihem femër,
Ajo që s’i vë dot emër,
Ajo që më bën të ndihem grua.

Ajo që u rrit dhe u formua
Në shpirtra të trazuar…
Ah, sa do doja…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT