Vepro si të duash
sikur të ka hije,
prapë bishtin ta ngjesin
më mirë herët dije.
Edhe nëse je rrugaç
prapë bishtin e ke,
sa njerër t’çuditshëm
jemi n’Kosovë ne?!
I mirë apo i keq
pa bisht nuk të lënë,
zëri u shkon larg
fjalët vend u zënë.
Mosni kështu vëllezër
çmojeni të vërteten
dhe lërëni bishtat
gëzoni jetën!
Se fjalët e kota
nuk na duhen ne
është koha e fundit
t’punojmë për atdhe.