Ajo del në çdo foto, me një buzëqeshje
Monroe
(Portreti i saj është festë për sytë )
Dhe pse brenda vetes, fsheh kaq ankthe dhe droje
Dhe e lumtur ska qenë asnjë ditë
Çdo natë pret e trembur, të kthehet i shoqi
Me këmbët, që i merren nga pija
Nga sherret e tij, gjithë fqinjët rrijnë zgjuar
Dhe dridhet nga themelet shtëpia
Të vegjlit lëvizin nëpër dhomë të tmerruar
(A thua se mbërriti vetë djalli)
Ajo ende prej tij ka një plagë pa shëruar
Dhe shenjat e grushtit tek balli
Me njërën dorë, nis mbron vetveten
Me tjetrën mbledh fëmijët tek gjiri
Përbrenda saj s’ka zjarre jete
Por vetëm gjurmë mbetur nga hiri
Ajo del në çdo foto, me një buzëqeshje Monroe
(Portreti i saj ngjan festë për sytë )
Por unë e di, që kjo s’është foto
Por ëndrra e saj, që vdes çdo ditë